Maqedonia ka shkëmbim tregtar serioz nga 1.2 milion dollar dhe shkëmbim tregtar nga 22.1 për qind me Turqinë, Shqipërinë dhe Bullgarinë, vende i lidhën Korridorit 8, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Por, gjendja me korridorin është e keqe, veçanërisht si e vetmja pikë hyrëse e gazit, tha kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, i cili së bashku me nënkryetarë dhe bordin e drejtorëve të Odës Ekonomike realizuan takim pune në stacionin kryesore të sjelljes së gazit të GA-MA” në hyrjen kryesore tek fshati Zhidillovo, Krivapalaneko.
Qëllimi i vizitës është thekson rëndësinë e procesit të gazifikimit për përmirësimin e punës në ekonomi dhe siguron zhvillim të qëndrueshëm, si dhe nevojën e përmirësimit të zhvillimit të rajonit.
Gjatësia e korridorit 8 në përgjithësi është 950 kilometra, vetëm nëpërmjet Maqedonisë përfshihet 350 kilometra, ndërsa gjendja e saj gjithandej është e njëjtë.
Nga Qeveria thanë se janë planifikuar, ndërsa ne si Odë Ekonomike duhet vazhdimisht të insistojmë në të dhe të intensifikohen punimet. /Telegrafi/