Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka lëshuar një video që pretendohet se tregon shkatërrimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore armene S-300.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet, të shkrepura nga lart ose nga ajri, tregojnë objekte të ngjashme me sistemet e raketave të vendosura, pak sekonda para se një shpërthim i madh të përfshijë të gjithë zonën.
Ministria nuk dha ndonjë specifik në lidhje me videon, të tilla si kur u bë ajo, ose ku pretendohet se ishin vendosur sistemet S-300.
Gjithashtu nuk është plotësisht e qartë se çfarë arme përdorën forcat Azerbajxhanase për të goditur S-300.
Publikimi i videos vjen ndërsa palët në konfliktin e Nagorno-Karabakut vazhdojnë të shkëmbejnë sulme pavarësisht arritjes së një marrëveshje armëpushimi në 9 tetor pas negociatave 11-orëshe në Moskë.
Armëpushimi filloi në 10 tetor në orën 12:00 me kohën lokale, por disa orë pasi hyri në fuqi, palët filluan të raportonin shkeljet e para.
Përleshjet e vazhdueshme në Nagorno-Karabak filluan në 27 shtator pas katër vjetësh pa incidente të mëdha përgjatë vijës së kontaktit dhe dekadave të përkrahjes së marrëveshjes së armëpushimit të vitit 1994. /Telegrafi/