Telegrafi

Azerbajxhani publikon pamje të granatimit të caqeve armene në Nagorni-Karabaku

Forcat e armatosura të Azerbajxhanit kanë bombarduar disa prej caqeve të Armenisë në Nagorni-Karabaku.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit, forcat kryen “sulme artilerie mbi pozicionet e forcave armene të vendosura në territoret e okupuara”.

Situata në Nagorni-Karabaku u përshkallëzua më 27 shtator dhe luftimet po zhvillohen në territorin e diskutueshëm.

Si Azerbajxhani, ashtu edhe Armenia vendosën gjendje të jashtëzakonshme dhe shpallën mobilizimin.

Kujtojmë se Karabaku është një rajon i shkëputur që është brenda Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenët dhe mbështetet nga Armenia.

Ai u shkëput nga Azerbajxhani në një luftë të viteve 1990, por nuk u njoh nga asnjë vend si republikë e pavarur. /Telegrafi/