Site icon Telegrafi

Azerbajxhani dhe Armenia shkëmbejnë trupat e 200 të vrarëve në Nagorni-Karabaku

Azerbajxhani dhe Armenia kanë shkëmbyer trupat e 200 të vdekurve që kanë humbur jetën në rajonin e Nagorni-Karabakut.

Trupat u shkëmbyen në prani të paqeruajtësve rusë, tha kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer.

Një zëdhënës i Kryqit të Kuq i ngarkuar për konfliktin e Nagorni-Karabakut nuk konfirmoi numrin e trupave të shkëmbyer, por tha se procesi filloi javën e kaluar, raporton ap.

Më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë në një konflikt gjashtë-javor midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Zona, e cila është kontrolluar nga armenët për një çerek shekulli, konsiderohet pjesë e Azerbajxhanit nga Kombet e Bashkuara.

Azerbajxhani ka bërë fitime të konsiderueshme territoriale në ofensivën e fundit ushtarake që filloi në fund të shtatorit. /Telegrafi/

Exit mobile version