Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëra-tjetrën rreth rajonit të Nagorni-Karabaku gjersa edhe refuzuan të ulen në një tryezë të bisedimeve.
Incidentet sinjalizuan një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit pavarësisht thirrjeve urgjente për paqe nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët, raporton reuters.
Konflikti ka ringjallur shqetësimet në lidhje me stabilitetin në rajonin e Kaukazit të Jugut, një korridor për tubacionet që transportojnë naftë dhe gaz në tregjet botërore.
Presidenti azerbajxhanas Ilham Aliyev, duke folur për televizionin shtetëror rus, përjashtoi prerazi çdo mundësi bisedimesh.
Edhe kryeministri armen, Nikol Pashinyan i tha të njëjtit kanal se nuk mund të zhvilloheshin bisedime gjersa luftimet vazhdojnë.
Ndryshe, Karabaku është një rajon i shkëputur që është brenda Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenët dhe mbështetet nga Armenia. Ai u shkëput nga Azerbajxhani në një luftë të viteve 1990, por nuk u njoh nga asnjë vend si republikë e pavarur. /Telegrafi/