Është Ilir Azemi, ai që shënon vazhdimisht për Greuther Furthin.22-vjeçari i Përfaqësueses së Kosovës çoi në 10 numrin e golave të shënuar në këtë edicion kur të dielën shënoi dy gola në barazimin 2:2 kundër Paderbornit.
‘Bomberi’ kosovar e di që miqësoret e ardhshme me Përfaqësuesen e Kosovës do të jenë ndeshje të vështira, por premton se do të vijë goli i tij në njërin takim.
“Me Turqinë do të jetë shumë më vështirë se me Haitin. Është Kombëtare e njohur me futbollist kualitativ. Do të mundohem që në dy ndeshjet e radhës ta gjej edhe golin me Kosovën, pasi do të më bënte shumë të lumtur”, ka thënë sulmuesi i rrezikshëm i Kosovës për "Arena". /Telegrafi/