Site icon Telegrafi

Azemi: Luajtëm më mirë se Trepça

Sigal Prishtina e mposhti Trepçën me rezultat të lartë prej 20 pikë epërsi, 71-51. Ndeshja u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, qytet ky i cili do të jetë organizator i këtij edicioni të Kupës së Kosovës.

Kapiteni i bardhekaltërve shënoi nëntë pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime në këtë ndeshje.

“Ishte lojë e vështirë, por ne luajtëm më mirë, u angazhuam më shumë dhe në fund triumfuam. Besoj se edhe në finale do të luajmë lojë të mirë, me qëllim që ta rrëmbejmë Kupën e Kosovës”, deklaroi Azemi për Sport Plus. /Telegrafi/ 

Exit mobile version