Telegrafi

Azemi: Kontrata kolektive është në fuqi, duhet të zbatohet

Kontrata kolektivi do të zbatohet, çfarëdo vendimi që do të merr, kryeministri dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk ka rëndësi, kështu ka deklaruar kryetari i sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, pas takimit që kishte me ministrin e punës, Arban Abrashi. Ky i fundit nuk ka qenë në gjendje që të deklarohet për këtë çështje.

Azemi ka cituar ministrin Abrashi t’i ketë thënë në takim se Oda Ekonomike e Kosovës është ajo që ka shpreh skepticizëm për zbatimin e kontratës kolektive dhe jo ministri. Ai ka kërcënuar me demonstrata dhe presione në ato kompani të cilat nuk e zbatojnë marrëveshjen kolektive.

“Ne sot patëm një takim me ministrinë e punës, faktikisht një takim të cilët i parapriu marrëveshja kolektive e cila ka hy në zbatim që nga 1 janari i këtij viti. Andaj ne deshëm që krahas organizimit tonë dhe presionet tona tek kompanitë private të cilat nuk e kanë filluar këtë impelementim ta kemi në mbështetje edhe ministrinë, gjegjësisht inspektoratin e punës lidhur me implementimin e marrëveshjes kolektive”, tha ai.

Ai po ashtu e ka cituar ministrin Abrashi të ketë thënë se deklarata për pezullimin e marrëveshjes për kontratën kolektive nuk qëndron. “Megjithatë derisa mos të bëhet ndryshimet të tjera në kontratë, kontrata kolektive është e plotfuqishme po flasë sa i përket sektorit privat të Kosovës. Andaj ne e kemi një detyrë aty ku nuk implementohet do të bisedojmë me pronarë të kompanive, do të bëjmë protesta, do të bëjmë greva por normal që inspektorati i punës e ka obligim parësor që aty ku nuk mund të arrihet marrëveshje, ai do ta kryej obligimin e vet sepse për atë janë të thirrur”, tha Azemi.

Ai ka treguar se e ka njoftuar ministrin se qysh në hyrje të ministrisë që ai e drejton shkelen të drejtat e punëtorëve. “Në hyrje të kësaj ndërtese punëtori paguhet 120 euro, punëtori i sigurimit i cili ka moshën mbi 60 vjeçare e cilat është në kundërshtim me ligjin, po të njëjtat paga i kemi edhe në kompani të ndryshme të cilët paguajnë pagën 120 euro. Është zotuar ministri i punës se këto do të i evidentoj në mënyrën sa më shpejtë të mundshme “,ka thënë Azemi.

Sipas tij, disa kompani para datës 1 janar, kanë filluar të zbatojnë marrëveshjen sa i përket shujtës. /Telegrafi/