Site icon Telegrafi

Azemi: Ka mungesë të profesionalizmit në futbollin kosovar

“Pushimet e gjata ndërmjet dy stinorëve prej gati katër muajve, ndikojnë mjaft shumë në formën e futbollistëve. Shumica mundohen të punojnë gjatë kësaj pauze, por normalisht mungesa e ndeshjeve nuk ka se si të zëvendësohet”, tha Ahmeti për Sporti1.

“A duhet me qenë pauza kaq e gjatë, është një pyetje për organet e FFK-së, ndoshta në të ardhmen duhet të ndryshoj orari dhe të merret modeli i vendeve të rajonit si në Shqipëri apo Maqedoni. Kuptohet kjo kërkon edhe investime në infrastrukturë, sepse me këto terrene që kemi është vështirë të zhvillohen ndeshjet gjatë dimrit”, vazhdoi ai.

Sipas tij ky pushim ndikon edhe në pagesa të lojtarëve.

“Futbollistët në vend të se të paguhen 12 muaj, paguhen shumë më pak, sidomos nuk paguhen në këta muaj pushimi. Kjo tregon se këtu ekziston një mungesë e profesionalizmit në Superligën e futbollit kosovar apo më mirë thënë një amatorizëm i plotë”, shtoi biondi modest prishtinas.

Ahmetit kontrata me Prishtinë i skadon në janar, por ai para se të shikojë ofertat e tjera do të flas së pari me drejtuesit e Prishtinës.

“Kontrata me Prishtinën skadon në janar, para se të vendos të për të ardhmen time, së pari do të flas me drejtuesit e Prishtinës dhe pastaj do të shohim se si do të veprohet”, përfundoi Ahmeti, për të cilin janë duke qëndruar në gjendje gadishmërie disa skuadra të Kosovës, por ka edhe interesim nga Shqipëria. /Telegrafi/ 

Exit mobile version