“Nuk kam deklaruar në asnjë media se nuk dua të përfaqësoj Kombëtaren Shqiptare dhe se po prisja atë të Gjermanisë. Unë herën e fundit kur kam folur për këtë çështje kam thënë se si lojtar i ri që jam, është më e mirë për të gjithë të përqendrohem në adaptimin tim sa më të mirë në Bundesligë”, ka sqaruar Azemi pwr Sportekspres.
“Krejt çfarë kam thënë edhe më herët është se më duhet kohë, ndërsa nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me Kombëtaren e Gjermanisë, sepse një gjë të tillë nuk më ka premtuar as vetë menaxheri im, Lami Ejupi. Në ndërkohë, sa i përket Kosovës, kur ajo më thërret nuk mundem me lënë me pritur, sepse aty kam lindur”, ka thënë Azemi. /Zëri/Telegrafi/