Site icon Telegrafi

Azemi: Dua ta mposhti Serbinë

Vetë gjiganti kosovar i Greuther Furthit, ka shprehur gatishmërinë e tij për të luajtur me Shqipërinë në takim ndaj Serbisë. Në një intervistë për Arenën, Iliri tregon urrejtjen që ka për shtetin fqinj dhe arsyen pse dëshiron të luaj ndajë tyre me fanellë të Shqipërisë.

“Ata na kanë borxh të madh pasi kemi qenë të okupuar për disa vite. Ajo se çfarë un mund të bëjë ndaj tyre është të luaj, të shënoj dhe t’i mposhti. Kam dëgjuar që është një marrëveshje që mund të luaj në ndonjë takim me Shqipërinë, dhe e them publikisht se do të doja të isha në fushë ndaj Serbisë”, deklaroi Azemi fillimisht për Arenën. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version