Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 2, Azem Gagica, tanimë i ka shprehur ndjenjat për Alba Vukajn.
Ai deklaroi më parë se ka ndjenja për të dhe se e sheh si nënën e fëmijëve të tij.
Ndonëse një gjë e tillë nuk ndodhi me bukuroshen shkodrane, pasi i tha që e sheh vetëm si shokë.
Sidoqoftë, Gagica i tregoi së fundmi se është i dashuruar në të, meqë u panë disa shenja xhelozie.
I njëjti theksoi se “për shkak që mund të nervozohet nuk flet me të ndonjëherë për shkak se mendon me zemër e jo me mend”.
E Alba e pyeti se “çfarë ndikon në këtë gjë”.
“Ndikon sepse jam dashuruar”, u shpreh Azemi.
Banori mes tjerash shtoi: “Më mbet hatri për disa gjëra, sepse jam dashuruar. Ka momente që unë i kam me veten, duhet me i procesu, janë shumë gjëra. E kuptoj pjesën tënde”.
Vukaj në anën tjetër i tha se po e bën të ndihet keq dhe të ndihet fajtore për këtë gjë.
“Mua po më bën të ndihem keq, të ndihem fajtore. Po më bën të ndihem sikur jam njeri i keq. Në çdo moment jam treguar e sinqertë me ty, t’i kam bërë gjërat e qarta me fillim. Dua të mbesim shokë të mirë”.
Veç tij, Albën kanë shprehur dëshirë ta njohin edhe Lumbardhi e Blerando. /Telegrafi/