Telegrafi

Azem Sylës i janë konfiskuar pronat e dyshimta

Deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Sylës, i cili dyshohet për krim të organizuar dhe shpëlarje parash, tashmë i janë konfiskuar pronat për të cilat dyshohet se i ka përfituar në mënyrë të paligjshme, ka treguar Tomë Gashi, avokat i Sylës.

Gashi ka treguar po ashtu se nesër pasdite do të merret vendimi për masën e paraburgimit për Sylën, me kërkesë të prokurorit të rastit.

Ndërsa deri nesër Syla do të qëndrojë në ndalim policor.

Gashi ka thënë se ky rast është hapur me dëshminë nga “Bllaca 4”.

Sipas Gashit, njëri nga 52 të akuzuarit bashkë me Sylën, tashmë është i vdekur.

Azem Syla bashkë me afër 50 persona të tjerë po dyshohet për krim të organizuar dhe shpëlarje parash. /klankosova/