I dyshuari kryesor në rastin e njohur si ‘Toka’, ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, të premten në mëngjes, nga Qendra e Paraburgimit është dërguar për trajtim mjekësorë në një spital privat, në periferi të Prishtinës.
Se Azem Syla nuk ndodhet tashmë më paraburgim, por në spital, për Gazetën Express e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj.
“Sot jemi njoftuar se Syla është dërguar në një klinikë, për mjekim, pas disa problemeve shëndetësore”, konfirmoi Zogaj.
Gazeta Express merr vesh se ‘Komandantit të Çagllavicës’ i janë shfaqur probleme kardiake.
Nga ana tjetër, avokati i Sylës, i tha gazetës se nuk është njoftuar nëse klienti i tij ka probleme shëndetësore, dhe tha se nuk e di që ai është transferuar për mjekim në ndonjë klinikë. /Express/