Site icon Telegrafi

Azem Syla pritet të kthehet sot në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Azem Syla, i kërkuar nga EULEX dhe Policia e Kosovës, si i dyshuar për krim të organizuar dhe shpëlarje parash, pritet që sot të kthehet në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, avokati i Sylës, Tomë Gashi por ai nuk ka dhënë detaje se a do të paraqitet në prokurori.

Ai duke thënë se e gjitha do të bëhet publike pasi që Azem Syla të vij në Kosovë.

“Nuk nuk është në Kosovë, unë vetëm komunikoj me të në telefon kur të më thirr ai që thotë që ka ardh, atëherë unë e bëjë publike. Pritet me ardh sot”, ka konfirmuar Gashi për KosovaPress.

Exit mobile version