Tomë Gashi, avokati i Azem Sylës ka bërë të ditur se Syla mbetet në paraburgim sipas aktvendimit të Gjykatës së Apelit.
Gashi njoftoi se gjyqtarja e EULEX-it ka konsideruar se duhet të mbetet në fuqi vendimi mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj Azem Syla deri më 22 nëntor 2016, për shkak të rrezikut të përgjithshëm të tentimit të ndikimit në dëshmitarë të mbrojtur.
Lexoni të plotë postimin e Gashit në Facebook:
“Z.AZEM SYLA EDHE PËR NJË KOHË MBETET NË PARABURGIM SIPAS AKTVENDIMT TË GJYKATËS SË APLEIT
Me aktvendimin e Gjyqtares së EULEX-it-Gjyqtares së procedurës paraprake mbetet në fuqi vendimi mbi caktimin e paraburgimit ndaj z.Azem Syla deri më 22. nëntor 2016.
Gjyqtarja e Eulex-it ka konsideruar se duhet të mbetet në fuqi vendimi mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj z.Azem Syla deri më 22 nëntor 2016 për shkak të rrezikut të përgjithshëm të tentimit të ndikimit në dëshmitarë të mbrojtur.
Gjyqtarja ka konsideruar se kontaktimi i dëshmitarit të mbrojtur 2 në emër të z.Azem Syla paraqet pengim të përgjithshëm të procedurave gjyqësore dhe jo thjeshtë vetëm tentim të frikësimit të dëshmitarit.
Është pak sa e çuditshme se si mund të frikësohet dëshmitari që ka dhënë deklaratë dhe i cili ka deklaruar se asnjëherë nuk ka qenë i frikësuar, i kërcënuar dhe se atij nuk i është kërkuar që të ndryshoj dëshminë e tij kundër z.Azem Syla dhe të tjerëve në rastin që njihet si rasti i quajtur “Tokat”.
Kontaktimi i dëshmitarit nga ana e të njohurit të tij është konsideruar si ndërhyrje në procedurë gjyqësore.
Paksa vendim jo i zakontë duke pasur dëshminë e dëshmitarit 2.
Rasti përsëri do të shkoj në Gjykatën e Apeli të Kosovës në Prishtinë sipas ankesës të cilën kemi të drejtë ta parashtrojmë”. /Telegrafi/