Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, është marrë pyetje të martën nga Prokuroria Speciale e Kosovës lidhur me vrasjen e dy personave në rajonin e Malishevës, Remzi Hoxhës e Selman Binishit.
Këtë e ka konfirmuar për Kohavision avokati Tomë Gashi, i cili ka thënë se Syla është marrë në pyetje si dëshmitar për faktin se ka qenë shefi i shtabit të UÇK-së.