Telegrafi

Azmanov: “Boki 13” më kërcënonte me dokumente dhe konfirmonte se i ka marrë nga PSP

Biznesmeni Zoran Azmanov, i cili për dy orë dëshmoi në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar, tha se ai e kishte plotësuar deklaratën dhe se shumë gjëra ishin të lidhura me projektin e mediave Insajderi në ‘1TV’, nga e cila u transmetua vetëm një – ajo e Zoran Azmanovit.

Azmanov tha se “Boki 13” u përpoq të përdorte fuqinë e mediumit për të shantazhuar dhe zhvatur paratë.

“Njoftimit në atë emision ishte paprecedentë, pa ju dhënë të drejtën të thoni një fjalë në mbrojtje. Në një bisedë telefonike (me Boki 13) e pyeta se ku e keni të drejtën të bëni një shfaqje të tillë dhe ku ju morët informacionin se unë jam një mafioz ndërtimesh, ndërsa nuk kam asnjë biznes me shtetin, ai më tha të mos shqetësohem sepse ai kishte informacion nga Policia financiare dhe PSP i kishte të gjitha dokumentet, ndërsa nuk kishte nevojë të hetonte asgjë”, tha Azmanov pas marrjes në pyetje nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ku po dëshmonte për rastin “Haraçi”.

Azmanov nuk pranoi të jap më shumë detaje./Telegrafi/