Duket se reperja Iggy Azalea është e pafat në dashuri. Ajo ka mësuar përmes rrjeteve sociale se partneri i saj, basketbollisti Nick Young, e ka tradhtuar edhe atë me një vajzë shumë të re.
Bashkëlojtari i Young, D’Angelo Russell, e ka xhiruar fshehurazi basketbollistin teksa fliste për tradhtinë që ia ka bërë këngëtares me një vajzë 19 vjeçare.
Deri këtu gjithçka është në rregull, por xhirimi ka përfunduar në rrjetet sociale, ku e ka parë edhe Iggy.
Dhe ajo ka vendosur ta komentojë pikërisht në Twitter këtë skandal: “Po e shoh që D’Angelo është bërë i popullarizuar së fundmi… Madje më pëlqen filmi i tij. Faleminderit njeri”. /Telegrafi/
hmmm i see D Angelo Russell is trending… I actually liked his film. Thanks bro.
— IGGY AZALEA (@IGGYAZALEA) March 30, 2016