Site icon Telegrafi

Aytekin njihet si gjyqtar i skandaleve, shikoni çfarë i kishte bërë Shqipërisë (Video)

Barcelona ka bërë një ndër përmbysjet më të mëdha të rezultateve në futboll.

Katalonasit takimin e parë e kishin humbur 4-0, por në të dytin arritën të triumfonin me rezultat 6-1 kundër Paris Saint Germain.

Sipas trajnerit të PSG-së, Unai Emery fajtor kryesor ishte gjyqtari gjerman me prejardhje turke, Deniz Aytekin, i cili gjykoi dy penallti në dobi të Barçës.

Lexo po ashtu Emery: Vendimet e gjyqtarit na ndëshkuan, dy penalti për ta dhe neve na u mohua një

Ky i fundit njihet edhe si gjyqtar i skandaleve pasi që në disa ndeshje të rëndësishme kishte ndikuar në rezultate, transmeton Telegrafi.

Madje, shqiptarët e njohin edhe për së afërmi pasi që kishte gjykuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Ky i fundit kishte triumfuar edhe me rezultat 3-0 edhe në saje të një penalltie dhe të një kartoni të kuq të gjykuar shumë lehtë, për të cilën gjë ishte kritikuar prej ekspertëve të futbollit anembanë botës.

Lexo po ashtu Gjyqtari rihap llogarinë në Facebook: Shpjegohet për Shqipëri-Izrael (Foto/Video)

Vlen të theksohet se ky gjyqtar ishte detyruar për një kohë që të mbyllte llogarinë e Facebookut pasi që kishte marrë kritika dhe ofendime për gjykimin e ndeshjes mes kombëtares shqiptare dhe izraelite. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=8IeYI7Z1Cko

Exit mobile version