Për herë të parë, në bashkëpunim me Slowfood Macedonia, Aya Farm organizon Ditën e kungullit dhe Tregun e fermerëve me një model të ri, në të cilin do të bashkëngjiten fermerë tjerë të cilët do t’i promovojnë prodhimet e tyre.
Të gjithë vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë dhe blejnë prodhimet më cilësore organike të cilat prodhohen në këtë rajon.
Evenimenti si çdo vit do të mbahet në hapësirën e AYA Farm, në një ambient të hapur, të rrethuar me natyrë dhe gjelbërim më datë 09 tetor 2021, prej ora 11:00.
AYA Farm është biznes familjar i cili u themelua në vitin 2014 nga Gazmend Muharemi. Merret me prodhimin me produkteve qumështore, me cilësi të lartë organike.