Site icon Telegrafi

Axl Rose do të jetë vokalist i AC/DC në turneun evropian

Axl Rose do të jetë këngëtari i grupit “AC/DC” për pjesën e mbetur të turneut evropian që grupi australian do të vijë nga data 7 maj deri në 12 gusht.

Frontmeni i “Guns N’Roses” është vetofruar për t’iu bashkuar grupit ‘hard-rock’ nga Australia në një eksperiencë krejt të re.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtarë të internetit, “AC/DC” falënderon vokalistin Brian Johnson për kontributin që ai ka dhënë në këto 35 vjet si këngëtar i grupit dhe i uron atij më të mirat për problemin që ka me dëgjimin.

Më tej, grupi legjendar bën me dije se ata janë me fat që Axl Rose është ofruar për t’u ndihmuar në përfundimin e turneut me vokalin e tij, transmeton TCH.

Turneu evropian i grupit “AC/DC” do të vijë më 7 maj në Portugali, për të përfunduar në 12 maj në Arhus në Danimarkë.

Në grupet e famshme të muzikës rok shpesh ndodh zëvendësimi i pjesëtarëve, veçanërisht të lokalistëve. Kështu ka ndodhur me Ian Gillan e David Coverdale, pastaj Ozzy Osbourne, Rob Halford, Bruce Dickinson e të tjerë.

Exit mobile version