Axel Witsel ka bërë zgjedhjen e tij, pasi mesfushori belg ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Atletico Madridi.
Lojtari kërkohej nga Los Angeles Galaxy dhe Marseille, por në fund është futur në garë klubi madrilen që ka fituar shërbimet e Witsel.
Aktualisht e vetmja gjë që mungon është nënshkrimi për të zyrtarizuar transferimin e tij në Spanjë nga fillimi i javës së ardhshme.
Këtë të hënë, Witsel – kontrata e të cilit me Borussia Dortmund përfundon në fund të qershorit – pritet të kalojë testet e zakonshme mjekësore ndërsa nënshkrimi do të bëhet të martën.
Do të jetë një kontratë njëvjeçare me opsion edhe për një sezon shtesë. /Telegrafi/