Telegrafi

Awere, nga NBA në Pejë

 Awere më parë ka luajtur edhe në Tunizi, Bahrein e SHBA, megjithëse, për Sacramenton nuk ka arritur që të zhvillojë as një ndeshje zyrtare. Së fundi ai luajti te Reno Bighorn, e cila bën pjesë në ligën që i zhvillon lojtarët për NBA, D- Ligë.

“Peja ka pasur fatin që përmes trajnerit të kontaktojë me një agjent të basketbollit, i cili më herë ka bërë transfere të mëdha në Euroligë dhe në NBA. Ai po ashtu ka pasur fat dhe ka gjetur një lojtar të lirë në treg me cilësitë e Aweres. Duke pasur parasysh që në këtë periudhë është e vështirë të gjenden lojtarë të klasës së lartë me kosto të përballueshme për klubet e Kosovës”, ka thënë kryetari i klubit, Art Gashi, për Zërin.

Megjithatë, të gjitha këto shpenzime nuk duket se janë vetëm për BKT Superligën, por edhe përgatitje për Ballkan Ligën, ku ndoshta do të mund të marrin pjesë dy skuadra kosovare.

“Gjithsesi dalja dhe prezantimi jashtë kufje të Kosovës, ka qenë dëshirë e kamotshme e të gjitha skuadrave kosovare. Kështu që puna e Bordit tonë është përqendruar, që Peja të organizohet si skuadër evropiane dhe të krijojë një ekip që do ta prezantojë Kosovën denjësisht në rajon e më gjerë”, ka shtuar Gashi./Telegrafi/