Kryetari i Shpezëtarëve të Kosovës, Sabit Haliti tha se gjatë takimit me nënkryetarin e AVUK-ut, Naser Krasniqi kanë arritur një marrëveshje ku sipas tij nënkryetari Krasniqi u ka premtuar se do të ndërprenë importin e vezëve nga Shqipëria.
Më tej ai shtoi se nëse nuk mbahen premtimet e dhëna, protestat do të vazhdojnë.
Fermeri Rrahman Kida tha se prodhuesit vendor kanë kapacitet të mbulojnë tregun vendor me vezë 100 për qind.
Zyrtarët e AVUK-ut të kontaktuar nuk kanë dashur të prononcohen për media.