Telegrafi

AVUK: Asgjëson produkte ushqimore pa afat

Shefi i AVUK-ut Valdet Gjinovci, tha se aksioni i asgjësimit të produkteve pa afat do të vazhdon edhe në të ardhmen, në mënyrë që mos të ketë më mish të prishur në tryezën e qytetarëve.

“Të gjithë operatorët e biznesit të cilët merren me ushqim, nëse posedojnë produkte ushqimore me afat te skaduar ose i vërejnë se ato janë të pasigurta për konsum për arsye të ndryshme përfshirë kushtet e ruajtjes, të njoftojnë sektorin përkatës tek AVUK-ut për të realizuar asgjësimin e këtyre produkteve, sidomos operatoret që ofrojnë produkte me origjinë shtazore me theks të veçantë mish”, tha Gjinovci.

Po ashtu, ai ka treguar e është duke u përgatitur legjislacioni sekondar për siguri të ushqimit, është ligji bazë për ushqimin dhe katër rregullore nga pakoja higjienike për ushqimin.

Kompanitë ku janë konfiskuar produktet e mishit janë: shitoret, Daja, Delfini, Genita, Apetiti, etj, ndërsa asgjësimi i këtyre artikujve është bërë në deponinë e mbeturinave në Zahaq të Pejës. /Telegrafi/