“Ai ishte një djalë, ajo ishte një vajzë”, reciton Avril radhën e parë të hitit të saj autobografik “Skater Boi”, të publikuar në vitin tashmë të largët 2002.
Por, ajo për çka mediat flasin më shumë në lidhje me të, është fakti se si këngëtarja e lindur në 27 shtator 1984, nuk është plakur asnjë ditë dhe duket njëlloj si vajza e re e dikurshme.
Këtë ajo e demonstron në videon e parë për të inauguruar kanalin e saj personal në rrjetin TikTok, të publikuar në 21 qershor, transmeton Top Channel.
Me flokët e famshëm të gjatë biondë, shikimin dhe makijazhin sipas stilit të saj, Lavigne duket në formë të përkryer. Ajo shikon nga kamera duke kënduar pa zë vargjet e këndës së saj dhe më pas kamera fokusohet te kravata e saj me vija.
“Është kënga që të gjithë ëndërronim që prej kohës së shkollës së mesme”, shkruan një nga fansat e saj, para se të kuptojë se në fakt pamja e Avril nuk ka ndryshuar fare prej atëherë.
“Po si është e mundur që ke mbetur përsëri njëlloj?”, shkruan një tjetër; “Dukesh njëlloj që nga fëmijëria ime”, shkruan një tjetër.
Këngëtarja mori sukses me hitet e saj të fillimit të viteve 2000, si “Complicated” (2002) dhe “Girlfriend” (2007) – teksa ka bërë dhe aventura në kinema me filma, si “Spider-Man” në 2002 dhe me aktorin Pierce Brosnan në një seri të 007.