Telegrafi

Avril Lavigne ndahet nga i fejuari Mod Sun

Avril Lavigne dhe Mod Sun thuhet se janë ndarë.

Një zëdhënës i artistes së “Sk8er Boi” konfirmoi lajmin të martën për Page Six.

Megjithatë, ndarja duket të jetë një befasi për Mod Sun, 35-vjeçar.

Avril Lavigne dhe Mod Sun janë ndarë më pak se një vit pasi u fejuan

“Ata ishin bashkë dhe të fejuar, që tre ditë më parë kur ai u nis për turne, kështu që nëse diçka ka ndryshuar, ky është lajm për të”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Avril Lavigne

Ish-çifti thuhet se kishte pasur probleme muajt e fundit, duke bërë që të vijnë deri te ndarja.

Avril Lavigne dhe Mod Sun janë ndarë më pak se një vit pasi u fejuan.

Sipas TMZ, tradhtia nuk ishte ndonjë shkak për ndarjen.

Lavigne, 38-vjeçare dhe Mod Sun dukej se ruajnë raporte të mira pasi ndjekin akoma njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Avril Lavigne dhe Mod Sun janë ndarë më pak se një vit pasi u fejuan

Disa burime për TMZ thanë se Lavigne dhe Tyga kishin qenë së bashku kohëve të fundit, por ishte e paqartë nëse ishin në një lidhje.

Këngëtarja e “My Happy Ending” dhe artisti i “Flames” u fejuan në Paris në mars të vitit 2022. /Telegrafi/

Avril Lavigne dhe Mod Sun janë ndarë më pak se një vit pasi u fejuan