Komisioneri evropian Dimitris Avramopoulos ka telefonuar zëvendëskryeministrin Hoxhaj për ta uruar për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Këtë e ka bërë të ditur Hoxhaj përmes llogarisë në Twitter.
“Falemnderit për urimet e ngrohta për ratifikimin e demarkacionit komisioner Avramopoulos. Një procesi të rëndësishëm i erdhi fundi, ndërkaq presim që presim që shpejtē të mund të udhëtojmë pa viza” ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Pas ratifikimit është hapur rruga për liberalizimjn e vizave për Kosovën. /Telegrafi/
Thanks for the warm congratulations over the phone Commissioner @Avramopoulos on passing the Border Demarcation Agreement. An important process came to an end as we look forward to visa free travel ????
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) March 21, 2018