Telegrafi

Avramopoulos: Nuk kemi filluar bisedimet me qeverinë, për vendosjen e emigrantëve në Maqedoni

Komesari për migrime, punë të brendshme dhe nënshtetësi në Bashkimin Evropian, Dimitris Avramopoulos, sot nga Strasbourgi porositi se Komisioni Evropian akoma nuk ka filluar bisedimet me Qeverinë e re të Maqedonisë në lidhje me pranimin e një numri më të madh të emigrantëve në territorin e Maqedonisë, njofton AIM.

Avramopoulos nuk deshi të vërtetojë nëse BE qëndron pas ndërtimit të një kampi të madh për pranimin e më shumë refugjatëve në Demir Kapi.

“Nuk kam asgjë të vërtetojë. Ne akoma nuk kemi filluar bisedimet me qeverinë re. Kur do të fillojnë diskutimet, ne jemi këtu për të ndihmuar të gjitha vendet në rajon, siç kemi bërë deri tani”, tha Avramapoulos./Telegrafi/