Telegrafi

Avramopoulos: Mirëkuptimi botërorë për emigrantët është në interes të BE-së

Është në interesin tonë të arrijmë një mirëkuptim të përbashkët botërorë mbi mënyrën e menaxhimit të prurjeve të emigrantëve dhe refugjatëve në mbarë botën, deklaroi Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Migrim, Dimitris Avramopoulos, gjatë një takimi të Komitetit Ndërparlamentar mbi Kompetencat Globale të Kombeve të Bashkuara lidhur me çështjen e refugjatëve dhe emigrantëve.

Gjithashtu, Avramopoulos, tha se kjo do të ishte një mundësi unike për të zhvilluar një mirëkuptim më të gjerë të përbashkët mbi mënyrën e menaxhimit të migrimit në mënyrë njerëzore dhe efikase, në këto momente dhe më tej, shkruan ATSH.

“Bashkimi Evropian luan një rol të rëndësishëm. Gjithashtu, ka ende kohë drejt një perspektive evropiane, pasi situata e migracionit është ende e brishtë dhe përgjigja jonë duhet të riforcohet më tej. Ne duhet të arrijmë një ekuilibër të qëndrueshëm, si ai që jemi duke u përpjekur të mbajmë në politikën tonë gjithëpërfshirëse të migrimit. Qasja që ne kemi zhvilluar të gjithë së bashku në Evropë gjatë tre viteve të fundit ka rezultuar e suksesshme. Në të vërtetë, prurjet gjatë vitit 2017 janë 28 për qind më të ulëta se gjatë 2014, përpara se vendi të përfshihej nga kriza ekonomike. Ndërsa, kufijtë e jashtëm të BE-së janë më të mbrojtura”, theksoi ai.

Ai nënvizoi se kushtet e jetesës së emigrantëve në vendet e treta janë përmirësuar, veçanërisht në Turqi. Aplikimet për azil kanë rënë me 50 për qind dhe shtetet anëtare kanë rritur vlerësimet e tyre. Numri i personave të zhvendosur me forcë në mbarë botën e ka tejkaluar shifrën e 65.6 milionë banorëve. /Telegrafi/