Komisioneri i Bashkimit Evropian për Refugjatët dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopoulos ka bërë thirrje për solidaritet në çështjen e shpërndarjes, në mënyrë të drejtë të refugjatëve në vendet anëtare.
Avramopoulos ka marrë pjesë në takimin për Drejtësinë dhe Këshillin e Punëve të Brendshme, i cili është zhvilluar në Maltë.
Duke vënë në dukje se vendimi i BE-së për shpërndarjen e drejtë të refugjatëve në vendet anëtare është duke u dobësuar, ai ka theksuar se duhet të takohemi në një pikë të përbashkët për sa i përket solidaritetit të shpërndarjes së refugjatëve në mënyrë të drejtë në vendet e BE-së.
Avramopoulos ka vënë në dukje se Italia dhe Greqia po përballen me mijëra refugjatë. “Shpresoj që në fund të ditës gjithsecili nga ne të lëvizim me ndjenjën e unitetit dhe sinqeritetit”.
Në vitin 2015, BE-ja pati vendosë shpërndarjen e 160 mijë refugjatëve që ndodhen në Itali dhe Greqi, drejt vendeve të tjera të BE-së, por deri më tani janë shpërndarë vetëm 11 mijë refugjatë.