Telegrafi

Avramapoulos: Marrëveshja e Prespës nuk ka baraspeshë, prandaj është problematike

Dy eurodeputetët grek, Dimitris Avramopulos dhe Korina Krecu, në 24 orët e fundit kanë dalë me qëndrime të kundërta në lidhje me marrëveshjen e Prespës dhe çka presin nga ajo, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avramopoulos, si komisar për politikat e migracionit të BE-së dhe ish-ministri grek për Punë të Jashtme tha se “marrëveshja e Prespës nuk ka baraspeshë, ndërsa me këtë është edhe problematik”, ndërsa Krecu, si eurokomisare për zhvillim rajonal, shprehu shpresën se marrëveshja e Prespës do të zbatohet.

“Tjetër është përcaktimi gjeografik për të cilën të gjithë pajtohemi, ndërsa tjetër është përcaktimi historik me çka përpiqet të arrihet nëpërmes marrëveshjes. Kombësia dhe gjuha do të thotë ekzistimi i kombit dhe japin mundësi për politika nacionaliste irredentiste”, tha Avramopoulos.

Ai shtoi se Qeveria në vend që të injorojë partitë, është dashur të përgatitet drejtë një konsensusi kombëtar para se të arrihet marrëveshja./Telegrafi/