Telegrafi

AVONET kërkon që rasti i të miturës nga Drenasi, të kalojë në Gjykatën e Ferizajt

Rrjeti i OJQ-ve AVONET,  shpreh shqetësimin që institucionet e Republikës së Kosovës nuk po tregojnë përgjegjësi në detyrat që kanë zyrtarët e institucioneve.

AVONET, përmes një komunikate, njofton se i mbështet plotësisht të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

Institucionet dhe gjithë mekanizmat e tjerë të drejtësisë duhet të veprojë me profesionalizëm dhe të reagojnë me shpejtësinë më të mundur për të vënë drejtësinë në vend.

Lexo po ashtu Ambasadori amerikan i impresionuar me protestat kundër dhunës ndaj grave

“Rasti i 16 vjeçares në Drenas tregon se si një mësues nuk ka për qëllim mësimdhënien, por ngacmimin dhe shantazhin, kur një zyrtar i Policisë së Kosovë nuk tregon përgjegjësi për detyrat e tij, që keqpërdor detyren dhe humbë besimin e institucioneve, mjek që shpesh herë janë shpresa e vetme e jetës së njeriut. AVONET, konsideron se institucionet e Republikës së Kosovë duhet të jenë përgjegjëse, llogaridhënëse ndaj qytetarëve dhe përgjegjës për detyrat që kanë”, thuhet në njoftimin e AVONET.

Ky rrjet kërkon nga kryetari i Komunës së Drenasit  Ramiz Lladrovci që të merr masa si për udheheqësit e shkollës dhe ta bëjë shkarkimin e drejtorit të arsimit,

Kërkesë e tyre është edhe që drejtori i përgjithshëm të Policisë se Kosovës  Rashit Qalaj të merr masa ndaj komandantit të Stacionit Policor të Drenasit dhe eprorit të tij.

“Kërkojmë nga Këshilli Gjyqësore i Kosovës që lënda e 16 vjeçarës të kalon si proces gjyqësor në Gjykatën Themelore të Ferizajt, kjo gjykatë ka treguar rezultat dhe ka vendos si proritet lëndët e dhunës, ngacmimit, ky institucion ka dënuar shumë persona me burg efektiv dhe ka treguar performancë të lartë në këtë fushë” përfundon komunikata e AVONET. /Telegrafi/