Familja Haradinaj sot ka pritur disa miq nga një shtet i huaj, por shumë të rëndësishëm për ta.
Daut Haradinaj, njofton se avokati kryesor në Hagë i vëllaut të tij, Ramushit, Ben Emerson është pritur sot në Gllogjan.
Së bashku me Emersonin ishte edhe një mik tjetër i familjes Haradinaj, Rachel Mourand.
“Është ndjenjë e veçantë kur pret burra të mëdhenj, miq të Kosovës si Ben Emerson dhe Rachel Mourand, miq të mi dhe familjes time”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, transmeton lajmi.net.
Ardhja e tyre në këtë kohë është të përkrahin Ramush Haradinajn për kryeministër.