Site icon Telegrafi

Avokatja e Popullit: Presidenti ka të drejtë

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca foli  për padinë që i ka bërë KED-së, ku kërkon shfuqëzim të disa neneve të rregullores së këtij institucioni që sipas saj kufizojnë kompetencat ligjore të institucionit që ajo drejton.

“Nuk mund t’i hiqet Avokatit të Popullit një kompetencë që ia ka dhënë Kushtetuta me një rregullore”, tha znj. Ballanca në RTSH.

Avokatja e Popullit komentoi edhe përplasjen mes kreut të KED-së, Ardian Dvorani dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Sipas znj. Ballanca, veprimet e kreut të KED-së kanë kufizuar mundësinë e Presidentit për të zgjedhur anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

“Këshilli me këto dërgesat në mënyrë të menjëhershme dhe kohë të ndryshme ia kufizoi  edhe më tej mundësinë e zgjedhjes midis këtyre anëtarëre që ne kishim”, tha Avokatja e Popullit, duke shprehur shqetësim edhe sa i përket mungesës së burimeve njerëzore në plotësimin e vakancave në institucionet e reja të drejtësisë.

Edhe sa i përket procedurave të nisura nga Parlamenti për shkakrimin e Presidentit Meta, Avokatja e Popullit rreshtohet në krahun e Presidentit.

“Pavarësisht se në gjykimin tim kompetencat e Presidentit ishin interpretuar në një mënyrë të zgjeruar, ajo nuk përbën një shkelje të rëndë. Në mjaft raste edhe Kuvendi ka përdorur të njëjtën praktikë. Ka bërë edhe ç’emërime të personave që I ka emëruar Kuvendi, duke e marrë të mirëqenë që institucioni që ka të drejtën e emërimit, ka edhe të drejtën e ç’emërimit”, tha Avokatja e Popullit.

Exit mobile version