Telegrafi

Avokatit të Trumpit i “rrëshqet” ngjyra e flokëve nëpër fytyrë – pamjet bëhen virale në internet

Gjatë një konference për shtyp, ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani filloi të pranonte pyetje nga gazetarët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në konferencë, Giuliani, këshilltari ligjor i presidentit amerikan dhe kandidatit republikan, Donald Trump thuhet se ishte bashkë me Sidney Powell, një ish-prokurore federale e cila tani është një avokate e zgjedhjeve për Donald Trump.

Por shumë shikues në të gjithë mediat sociale kishin larguar vëmendjen nga ajo se çfarë po thoshte ai, pasi panë “rrëshqitjen e bojës së flokëve” nëpër fytyrën e Giulianit.

Ndryshe, që nga 3 nëntori, beteja për presidentin e ardhshëm është duke vazhduar në SHBA.

Kjo, edhe pse Joe Biden, një Demokrat, ka marrë 306 vota elektorale në raport me 232 të Republikanit Trump në Kolegjin Zgjedhor shtet më shtet që përcakton fituesin e zgjedhjeve, shumë më shumë se 270 të nevojshme për fitore. /Telegrafi/