Site icon Telegrafi

Avokati zbuloi të vërtetën: Dani Alves gënjeu, tentoi t’ia fshihte gruas tradhtinë

Avokati i Dani Alves – Cristobal Martell, thotë se futbollisti brazilian fillimisht ka bërë një deklaratë të rreme në përpjekje për të fshehur pabesinë ndaj gruas së tij Joana Sanz.

Modelja dhe gruaja e futbollistit brazilian fillimisht e mbështetën bashkëshortin e saj pasi ai u akuzua për përdhunimin e një vajze në një klub nate në Barcelonë, por duket se situata mund të ndryshojë, sidomos pas dëshmisë së avokatit të tij që konfirmoi lidhjen.

Siç tha avokati, klienti i tij fillimisht ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të paidentifikuar më 30 dhjetor në një klub nate dhe deklarimin e rremë e ka dhënë në përpjekje për të fshehur tradhtinë bashkëshortore.

“Ai ishte në shok! Ai u përpoq të fshihte tradhtinë nga gruaja e tij”, ka thënë avokati për mediat spanjolle, siç raporton Corriere dello Sport.

Alves u akuzua nga një vajzë që ishte me të më 30 dhjetor në një klub nate, e cila i tha policisë se braziliani e kishte çuar në tualet, e mbylli atje dhe e kishte sulmuar seksualisht.

Gjatë karrierës së tij, Alves ka luajtur për Sevillan, Barcelonën, ​​Juventusin, PSG-në dhe Sao Paolon dhe është lojtari me më shumë trofe në historinë e futbollit. /Telegrafi/

Exit mobile version