Telegrafi

Avokati Vllasi është plagosur në krah, jashtë rrezikut për jetë

Burime të Telegrafit bëjnë me dije se avokati Azem Vllasi është plagosur në orët e mëngjesit.

Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, bëri të ditur për Telegrafin se i plagosur ka arritur rreth orës 08:00 në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ai bëri të ditur se personi është plagosur në krah dhe po i bëhen ekzaminimet e mëtejme mjekësore.

“Në Qendrën Klinike Universitare rreth orës 8:00 ka arritur një person i plagosur në krah”, tha shkurt Fazliu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth avokatit Azem Vllasi