Burime të Telegrafit bëjnë me dije se avokati Azem Vllasi është plagosur në orët e mëngjesit.
Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, bëri të ditur për Telegrafin se i plagosur ka arritur rreth orës 08:00 në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Ai bëri të ditur se personi është plagosur në krah dhe po i bëhen ekzaminimet e mëtejme mjekësore.
“Në Qendrën Klinike Universitare rreth orës 8:00 ka arritur një person i plagosur në krah”, tha shkurt Fazliu.