Site icon Telegrafi

Avokati i Veselit në Speciale, në të kaluarën ishte edhe avokat i Ramush Haradinajt në Tribunalin e Hagës dhe i Julian Assange

Ben Emmerson, mbështetur në Kosovë nga avokati Kujtim Kërveshi, do të jenë përfaqësuesit ligjorë në Gjykatën Speciale, të ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Këtë e ka bërë të ditur Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi përmes një reagimi të tij, ndërsa pohon se pas zhvillimit të këtyre procedurave, nuk do të ketë më deklaratë nga zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ben Emmerson është i specializuar në ligjin ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut, të drejtës ndërkombëtare dhe penale kushtetuese e publike, i cili vazhdon ta përfaqësojë ish-kreun e UÇK-së në Hagë, Kadri Veseli.

Emmerson kishte qenë avokat i Ramush Haradinajt gjatë ballafaqimeve të tij me Tribunalin e Hagës. E kishte mbrojtur dy herë me sukses Haradinajn në Hagë.

Për herë të parë lideri i AAK-së u lira nga akuzat për krime luftë në vitin 2008.

Po ashtu, Emmerson ka qenë anëtar i Trupit Gjykues, i cili e dënoi me 10 vjet burgim Vojsllav Sheshelin, kriminelin serb të luftës.

Gjykatësit me 11 prill të vitit 2018 dënuan Vojisllav Sheshelin me 10 vjet heqje lirie – sipas akuzave për përndjekje, deportim dhe vepra të tjera johumane, si pjesë e krimeve kundër njerëzimit, të kryera në vendin Hrtkovci në Vojvodinë. Por edhe në këtë proces gjykatësit e liruan atë ndaj akuzave për krime në B-H dhe Kroaci

Jo vetëm kaq, Emmerson ishte zëri mbrojtës i Julian Assange në procesin gjyqësor kundër tij.

Ai ka qenë avokat kryesor në më shumë se 25 çështje që kanë kaluar në Gjykatën e Strasburgut./Telegrafi/

Exit mobile version