Site icon Telegrafi

Avokati i Trumpit thotë se ish-presidenti amerikan është “shumë optimist”

David Schoen and Bruce Castor, lawyers for former President Donald Trump, arrive at the Capitol on the third day of the second impeachment trial of Trump in the Senate, Thursday, Feb. 11, 2021, in Washington. (AP Photo/Jose Luis Magana)

Po vazhdon dita e tretë e gjyqit për fajësimin e Donald Trump. Avokatët e demokratëve kanë sjell sërish prova të reja në Senat.

Ndërkohë, avokati i Trumpit, David Schoen ka pohuar se ish-presidenti amerikan është “shumë optimist” dhe se nuk dëshiron të shoqërohet me incidentin e dhunshëm “Ai është mjaft i ofenduar në përpjekjen për t’u lidhur me të”.

Schoen tha se nesër – kur ekipi i mbrojtjes pritet të sjell argumentet e tyre – ka përgjigje për çdo çështje që ngritin demokratët, raporton cnn.

“Unë mendoj se të paktën do të prekeni nga ajo që shihni dhe do të merrni një pamje shumë më të mirë të asaj që saktësisht po ndodh këtu dhe hipokrizisë dhe disa prej pozicioneve të marra nga Drejtuesit e Senatit në këtë rast”, argumentoi ai.

I pyetur nëse ekipi i republikanit do të përfundojë argumentet e tyre nesër, ai tha se “do të shohim se si do të shkojë kjo … nuk ka asnjë arsye që ne të jemi atje për një kohë të gjatë siç thashë që nga fillimi, ky gjyq nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”. /Telegrafi/

Exit mobile version