Site icon Telegrafi

Avokati i Trumpit, Rudy Giuliani kapet duke rruar mjekrën në një tavolinë restoranti në aeroport

Rudy Giuliani, i cili shërbeu prej kohësh si avokat i ish-presidentit Donald Trump, u kap në video duke bërë një sjellje jo të pëlqyeshme në një restorant.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut u pa duke u rruar mes një vakti në një restorant brenda një sallë pritjeje në aeroport.

Në klip, Giuliani u ul vetë në një tryezë brenda sallonit Delta One në Aeroportin Ndërkombëtar John F Kennedy në New York City kur nxori një “makinë rroje”.

Nick Weiss, i cili postoi pamjet në Instagram të dielën, tha se Giuliani kishte një pjatë me kafe në tryezën e tij.

Giuliani vendosi të bënte “pastrimin” në publik edhe pse kishte një ‘banjo vërtet të bukur’ afër vendit ku ai ishte ulur. /Telegrafi/

Exit mobile version