Telegrafi

Avokati i Trumpit mban dorën mbi kokë derisa pi ujë, ngjallë kureshtje te masa për këtë veprim

David Schoen fitoi vëmendjen e të pranishmëve me një gjest që bëri, derisa po merrte pjesë në seancën për votimin e gjykimit të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Schoen, avokoat i Trumpit, u pa duke mbajtur njërën dorë mbi kokë derisa pinte ujë nga një gotë, e këtë e bëri gjatë fjalës hapëse të procesit për gjykimin e tij, transmeton Telegrafi.

E ky gjest i Schoenit nuk kaloi pa u vërejtur nga masa, madje disa filluan të japin opinione të ndryshme për këtë veprim.

“A e ka vërejtur dikush mënyrën e pazakontë të pirjes së ujit nga ana e David Schoen”, ka pyetur një përdorues i rrjeteve sociale.

Por avokati hebre që i takon besimit ortodoks duket se ka praktikuar një ritual religjioz.

Rabbi Menchem Genack nga Unioni i Ortodoksëve, ka shpjeguar se pasi që Schoen i takon këtij besimi, duhet ta mbulojë kokën dhe të thotë “bekuar” qoftë sa herë që ha apo pi. /Telegrafi/