Rap-artistja Loredana Zefi ka mbajtur konferencë të hapur për media në Prishtinë, duke u prononcuar rreth skandalit të fundit.
Ajo po akuzohet nga një çifti zviceran për zhvatje parash, kërcënim dhe vënie në lajthitje.
Nën mbrojtjen e avokatit Tomë Gashi, Loredana deklaroi se ajo është e pafajshme në gjithë këtë histori.
E pyetur nga gazetarët nëse mendon se ajo ka prishur imazhin e shqiptarëve në Zvicër, Loredana tha se nuk është plotësisht dakord me një gjë të tillë.
Ishte pikërisht ky momenti kur Tomë Gashi ndërhyri duke thënë se nëse imazhi i shqiptarëve flitet për gjëra të tilla, atëherë normal që dëmtohet, mirëpo rasti në fjalë ende nuk është i konfirmuar.
Tutje, ai ka thënë se Loredana është e pastër në këtë histori, teksa rasti do të trajtohet si rast civil.
Gashi ka shtruar edhe që sipas tij publicitet të dëmshëm nuk ka dhe fama e Loredanës vetëm sa është rritur, marrë parasysh numrin e madh të gazetarëve që ishin prezentë në konferencë. /Telegrafi/