Gjyqtarja e procedurës për deputetin Azem Syla ka vendosur që nesër pasdite të merret vendimi për masën e paraburgimit me kërkesë të prokurorit të rastit.
E lidhur me këtë avokati i Sylës, Tomë Gashi ka thënë Klan Kosovën se deri nesër klienti i tij do të mbetet në arrest.
“Presim që vendimi të jetë nesër, dhe të mos i caktohet masa e paraburgimit sepse nuk ka arsye. Deri në ditën e nesërme pasdite ai mbetet në arrest me kërkesë të prokurorit”, tha Gashi, transmeton Telegrafi.
Azem Sylen dyshohet si udhëheqësi kryesor i grupit kriminal në keqpërdorim të pozitës për biznese me toka shoqërore që i ka kushtuar dëme buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro./Telegrafi/