Site icon Telegrafi

Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Avokati i Thaçit, Lluka Misetiq ka bërë të ditur se kërkesa për të marrë pjesë në varrim është dorëzuar të hënën para orës 14:00.

Kështu bëri të ditur Misetiq përmes një postimin në platformën X duke shkruar se nuk do të bëj ndonjë koment për mëtejshëm për momentin.

Lexo po ashtu A kërkoi Thaçi të vij në Kosovë për varrimin e babait? Gjykata Speciale: Aktualisht nuk mund të japim informacion

“Kam marrë shumë pyetje mediatike sot në lidhje me një deklaratë të Gjykatës Speciale sot në mëngjes duke sugjeruar që klienti im, Hashim Thaçi, nuk ka bërë asnjë kërkesë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Thaçi ka bërë kërkesë dje para orës 14:00 për të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Zoti Thaçi nuk do të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Nuk do të kem asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, ka shkruar në X Misetiq.

Exit mobile version