Telegrafi

Avokati i Thaçit dhe Ibrahimit thirret në interpretimin e Gjykatës së Lartë dhe amnistinë e Ivanovit

Avokati i të akuzuarve Menduh Thaçi dhe Bedredin Ibrahimi, Elver Iseni në fjalët përfundimtare për rastin e PSP-së “Titanik 2” ka kërkuar aktgjykim të pafajësisë për klientët e tij. Menduh Thaçi nuk tha fjalët përfundimtare dhe tha se pajtohet me thëniet e avokatit të tij.

Iseni tha se akuza e PSP-së është paraqitur nga paditës i paautorizuar, duke aluduar në interpretimin e Gjykatës së Lartë.

“Të gjitha veprimet kanë mundur t’i marrin në afat prej 18 muajsh nga pranimi i materialeve”, tha Iseni

Avokati thirret edhe në amnistinë e presidentit Gjorge Ivanov, me të cilën u amnistuan të akuzuarit. Iseni thotë se edhe pse amnistia është tërhequr ajo përsëri prodhon efekt ligjor, ndërsa thirret edhe në vendimin e Gjykatës së Lartë në Greqi për mos ekstradimin e dy të akuzuarve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski.

“Akuza bazohet në “bombat” të cilat janë publikuar në mënyrë joligjore. Kjo nuk është dëshmi në të cilën mund të bazohet aktgjykimi”, tha Iseni.

Në rastin e PSP-së “Titanik” akuzohen Menduh Thaqi, Bedredin Ibrahimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Sasho Mijallkov./Telegrafi/