Site icon Telegrafi

Avokati Shvrgovski: Presim që Mijallkov të lirohet nga paraburgimi

“Akoma nuk ka njoftim zyrtar se Prokuroria Speciale ka dhënë mendim për të liruar nga paraburgimi Sasho Mijallkovin. Shpresoj që sot do të arrij dhe nesër të vendoset. Presim mendim pozitiv dhe vendim pozitiv”, tha sot avokati i Mijallkovti, Ljupço Shvrgovski.

Pas kërkesë për lirimin nga paraburgimi, do të vendos gjykatësi i procedurës paraprake, i cili e ka shqiptuar masën e paraburgimit. Mijallkov ka kërkuar lirimin nga paraburgimi dhe zëvendësimin me arrest shtëpiak, me garancë prej 1 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokati Shvrgovski tha se kur dorëzohet garancë, me atë dorëzohet edhe kërkesë për liri.

Ndryshe, Sasho Mijallkov, Mile Janakieski, Orce Kamçev dhe Kirill Bozhinovski para disa javëve u arrestuan dhe u paraburgosën, si të dyshuar në rastet e PSP-së./Telegrafi/

Lexo po ashtu Mijallkov: Boshkoski nuk është arrestuar për shkakun tim, por ka pasur pro
Exit mobile version