Mediat e rëndësishme amerikane i kanë dhënë rëndësi të veçantë deklaratave të Peter Lumaj, një republikan i njohur në rrethet e emigracionit shqiptar në SHBA, i cili ka shkruar një editorial me titullin “Amerika është ok!”.
Këto media janë interesuar jashtëzakonisht për jetën e mundimshme të Lumajt në vendin tonë.
Pjesë nga shkrimi i “Fox News”:
“Amerika mund të ketë qenë dikur më e rëndësishmja, dhe akoma sot Amerika është në rregull”, tha ai I ftuar në “Fox & Friends” në Fox News, Lumaj u shpreh se baza mbi të cilën u themelua Amerika është ajo që e bën atë të ndryshëm nga pjesa tjetër.
“Specializmi amerikan bazohet mbi lirinë mbi dokumentet themelore të këtij vendi”, tha ai. “Për shkak të dokumenteve themelore, lirisë dhe zhvillimit që i japim këtij kombi, ne kemi zhvilluar kombin më të madh në Tokë”.
Lumaj shpjegoi se babai i tij vdiq në një kamp përqendrimi në mënyrë që bijtë e tij të mund të jetonin në liri. Sipas tij, ai kaloi nëntë muaj në kampet e ndryshme të refugjatëve, ku ai u gjurmua dhe u hetua, por ia arriti të mbërrinte në SHBA. “Fakti që ne e donim Shtetet e Bashkuara kishte të bënte me dashurinë ndaj lirisë, mundësisë dhe ishim të gatshëm të sakrifikonim çdo gjë që kishim për të ardhur këtu e për të jetuar ëndrrën amerikane”, u shpreh ai.
Avokati shprehu shqetësimin e tij për ndonjë terren të ideologjisë të socializmit në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se kombi amerikan do të shkonte në “vetëvrasje” në rast se zgjedh të njëjtën rrugë si Shqipëria.
“Unë jam duke jetuar ëndrrën amerikane dhe kështu janë qindra e qindra mijëra njerëz që kanë ikur nga Evropa Lindore”, theksoi ai.
Në fund të intervistës ai nuk le pa përmendur as manjatin majtist George Soros, të cilin e akuzon se përmes milionave të tij kërkon të ketë nën kontroll ish vendet socialiste.
“Ju keni George Soros. Shpenzon miliona dollarë në Evropën Lindore për të kontrolluar qeveritë dhe individë. Sapo e bëri edhe në Shqipëri më 30 qershor”, është shprehur Lumaj./bw